“Zyrë e Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. njofton shpalljen e ankandit të parë, për shitjen e pasurive të mëposhtme:
1. “Arë”, me siperfaqe totale 548 m2, me Nr. Pasurie 652/106 e ndodhur ne Zonën Kadastrale Nr. 2087, Vol. 22, Faqe 215, regjistruar në emër të Shoqërisë “Top Fruits” shpk, me Nipt L34502401K, me adresë Karbunare e Poshtme, Lushnje. Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është në vlerën 2,000,000 (dy milion) lekë.
2. “Arë”, me sipërfaqe totale 345 m2, me Nr. Pasurie 652/108, e ndodhur ne Zonën Kadastrale Nr. 2087, Vol. 22, Faqe 217, regjistruar në emër të Shoqërisë “Top Fruits” shpk, me Nipt L34502401K, me adresë Karbunare e Poshtme, Lushnje. Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është në vlerën 1,280,000 (një milion e dyqind e tëtëdhjetë mijë) lekë.
Ankandi do zhvillohet në datën 21.10.2026, ora 16:00, në “Zyrën e Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. me adresë Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë, Tel: +355 672082134.