“Zyrë e Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. zhvillon ankandin e tretë për shitjen e pasurive të paluajtshme në pronësi të Kol Simon Stojani i dtl. 20.10.1960 dhe Gjele Zef Stojani e dtl. 25.03.1967, mbi të cilat është vënë hipotekë në favor të Raiffeisen Bank sh.a., me të dhënat:

– Lloji “Arë + Truall + Ndërtesë”, sipërfaqe truall 1605 m2, sipërfaqe ndërtese 535.3 m2, me adresë Gjorem, Kurbin, regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Drejtoria Vendore Kurbin, Zonë Kadastrale 1768, Nr. Pasurie 46/29/1, Vol. 18, Faqe 118, është në vlerën 3,926,664 (tre milion e nëntqind e njëzetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

– Lloji “Arë”, me sipërfaqe faktike 2,417 m2, me adresë Gjorem, Kurbin, regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Drejtoria Vendore Kurbin, Zonë Kadastrale 1768, Nr. Pasurie 46/30/1, Vol. 18, Faqe 119, është në vlerën 3,398,976 (tre milion e treqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.

Për shkak të pozicionimit dhe aksesit në terren, dy pasuritë e sipërcituara shiten në ankand së bashku dhe jo veç e veç. Çmimi me të cilën fillon ankandi, për dy pasuritë e paluajtshme të mësipërme është në vlerën totale prej 7,325,640 (shtatë milion e treqind e njëzetë e pesë mijë e gjashtë qind e dyzetë) lekë.

Ankandi për pasuritë e mësipërme do zhvillohet në datën 12.10.2022, ora 16:00, në selinë e “Zyrës së Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. me adresë Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë, Tel: +355 672082134, e-mail: nlaska@bailiff.al.