“Zyrë e Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. zhvillon ankandin e pare, për shitjen e pasurive të paluajtshme në pronësi të debitorit, hipotekuesit Shoqëria “Lufi-Trang” sh.p.k. me Nipt K88521301T, mbi të cilat është vënë hipotekë në favor të Raiffeisen Bank sh.a., me të dhënat:
– Lloji “Apartament”, me sipërfaqe 143.1 m2, me adresë Pallati i Ri, Sh. 1, Kati 5, Ap. 17, Mamurras, Kurbin, regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Kurbin, Zona Kadastrale Nr. 2586, Nr. Pasurie 1/1115+1-17, Vol. 9, Faqe 90. Çmimi me të cilin fillon ankandi është 4,017,600 (katër million e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë, ose 34,400 (tridhjetë e katër mijë e katërqind) Euro.
– Lloji “Apartament”, me sipërfaqe 123.1 m2, adresë Pallati i Ri, Sh. 1, Kati 4, Ap. 14, Mamurras, Kurbin, regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Kurbin, Zona Kadastrale Nr. 2586, Nr. Pasurie 1/1115+1-14, Vol. 9, Faqe 83. Çmimi me të cilin fillon ankandi është 3,456,800 (tre million e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind) lekë ose 29,544 (njëzetë e nëntë mijë e pesëqind e dyzetë e katër) Euro.
Ankandi do zhvillohet në datën 29.09.2022, ora 16:00, në selinë e “Zyrës së Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. me adresë Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë, Tel: +355 672082134, e-mail: nlaska@bailiff.al.