“Zyrë e Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. njofton shpalljen e ankandit të tretë, për shitjen e pasurië së paluajtshme, në pronësi të debitorit hipotekuesit Shoqëria “Distileria Durrës 2010” sh.p.k. me Nipt: L01308507K:

Pasuria nr. 19/24, Z.K 3852, Vol. 17, Fq. 155, e llojit “Tokë – Arë (plus Ndërtime aktuale me leje ndërtimi), me sipërfaqe 10.534 m2, e ndodhur në adresën Xhafzotaj, Durrës. Çmimi me të cilin fillon ankandi është në shumën 30,506,112 (tridhjetë milion e pesëqind e gjashtë mijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekë. Ankandi do zhvillohet në datën 07.07.2025, ora 16:00, në “Zyrën e Përmbarimit Privat Tirana Bailiff’s” sh.p.k. me adresë Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë, Tel: +355 672082134, e-mail: nlaska@bailiff.al.

Shënim informues: Mbi pasurinë e paluajtshme kolateral është instaluar një Linjë për prodhimin e alkoolit etilik, që shërben si barrë siguruese për “Kreditorin Raiffeisen Bank” sh.a. në bazë të Marrëveshjës Siguruese Nr. 2703 Rep., Nr. 1204, date 15.07.2014, për të cilën jemi informuar se është në procedura shitje nga Banka “Raiffeisen Bank” sh.a, për vlerën 200,000 euro. Linja nuk është pjesë e kësaj procedure ankandi dhe as nuk përfshihet në cmimin 30,506,112  leke.